Top Channel/Bombat ruse mbi qytetet ukrainase pak minuta nga urdhri i Putin: S`ka paralajmërim!
14/02/2022 15:33

Rusia mund të fillojë sulmin mbi Ukrainë vetëm disa minuta pasi Vladimir Putin të japë urdhrin, paralajmëroi ministri britanik për forcat e armatosura, James Heappey. Heappey tha se nga ai moment, raketat e bombat ruse do të nisin të bien mbi qytetet ukrainase. Në prononcimin e tij për Sky News, ministri edhe një herë bëri thirrje që qytetarët britanikë " të largohen nga Ukraina tani", pas disa njoftimeve se pushtimi mund të jetë cështje ditësh. “Ky nuk është një paralajmërim për diçka që mund të ndodhë pas tre muajsh. Ky nuk është një paralajmërim që do të pasohet nga paralajmërime të tjera, sepse lufta tashmë është shumë afër. Ky është një paralajmërim që tregon se vetëm disa minuta pasi Putini të japë urdhrin, mbi Ukrainë do të lëshohen bombat ruse”, ishte komenti i tij për BBC. Heappey sërish e theksoi se kjo nuk nënkupton se lufta do të ndodhë me patjetër, ndërsa nënvizoi dëshirën e Londrës zyrtare për një shtensionim të shpejtë të situatës. Në një deklaratë të tyre të përbashkët sakaq, ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën, ndërsa premtuan ndihmë për ekonominë ukrainase.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07