Top Channel/ Bombardimet e Rusisë gjatë natës, vendimi i papritur i Zelenskyt
24/04/2025 17:15

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërprerë vizitën e tij në Afrikën e Jugut pas një vale të re sulmesh ajrore ndaj Ukrainës gjatë natës, ku raportohen 9 viktima dhe mbi 80 të plagosur. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky tha se do të informojë presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për situatën dhe nevojën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike globale. Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet gjatë paradites së sotme, megjithatë pjesa tjetër e vizitës zyrtare në Afrikën e Jugut do të anulohet, pasi Zelensky synon të kthehet menjëherë në Ukrainë. “Kemi 44 ditë që kemi pranuar një armëpushim të plotë, të propozuar nga SHBA, por Rusia vazhdon të vrasë njerëz dhe të shmangë presionin ndërkombëtar dhe përgjegjësinë për këto akte”, deklaroi presidenti ukrainas. Ai theksoi se ndalimi i sulmeve është i domosdoshëm, i menjëhershëm dhe pa kushte, duke shtuar gjithashtu se pret ndihmë në çështje humanitare, përfshirë kthimin e të burgosurve dhe fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia. Zelensky njoftoi gjithashtu se do t’u kërkojë partnerëve ndërkombëtarë mbështetje për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, për të parandaluar sulme të tjera të ngjashme.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50