Shqetësimet e shprehura prej presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështeten nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi i bllokut Peter Stano e pohoi se Brukseli e ndaj shqetësimin e kreut të shtetit ukrainas për destabilizim të mundshëm, të ushqyer nga Moska.