Bombat ruse dhe frika e një lufte disa mujore që nuk dihet si do të përfundojë, po e marrin dhe një mesazh sfide nga ukrainasit. Brenda një pasditeje të vetme në Kiev, 5 cifte lidhën kurorë në hollin e bashkisë. Mjaft të rinj vendas po nxitojnë të përfitojnë nga lehtësirat e procedurave si pasojë e konfliktit. Tashmë, ata mund të lidhin kurorë direkt, në vend që të regjistrohen më parë e të rikthehen duke pritur në radhë të gjata.