Top Channel/ Bolsonaro ‘bën fushatë’ në festivalin më të madh të ‘cowboy’ve’ në Brazil
27/08/2022 22:24

‘Festa do Peão’ është festivali më i madh i ‘cowboy-ve’ në Brazil dhe në Amerikën latine, por mediat akuzonin sot presidentin Bolsonaro se po e kthente atë në një miting të fushatës së rizgjedhjes. Lideri populist falenderonte turmat në eventin e fermerëve duke thënë se puna e tyre e kishte “ngritur Brazilin në skenën globale”. "Bota do të vdiste për të ngrënë po të mos ishit ju," i tha pjesëmarrësve Bolsonaro ndërsa më tej akuzoi policinë e gjykatat për komplote kundër fushates së tij të rigjedhjes. Ai i referohej bastisjeve të policisë federale ndaj disa biznesmenëve pro-Bolsonaro përfshi dhe manjatin e shitjeve Luciano Hang. Presidenti shtonte se autoritetet kishin shënjestruar padrejtësisht tetë biznesmenë, duke quajtur hetimet një tentativë për të bërë të heshtin mbështetësit e tij para zgjedhjeve të tetorit. "Brazili po shkon drejt rrugës së diktaturës. Kjo gjithmonë nis me humbjen e të drejtave, pak nga pak dhe një ditë e kupton se je krejtësisht i lidhur”, tha ai. Hang, pronar i linjës së dyqaneve Havan është një mbështetës i zëshëm i Bolsonaro dhe akuzon autoritetet për censurë pas bllokimit të llogarive të tij në Twitter, Instagram e Facebook. "Ata mund të më heqin nga rrjetet sociale por nuk do të më bëjnë kurrë të hesht!" tha Hang, pasuria e të cilit llogaritet në $4.8 miliardë, sipas revistës Forbes. "Thuaj jo censurës, sepse tjetri në radhë je ti," shkruante ai në një postim të fundit, i cili ishte bllokuar për përdoruesit në Brazil. Pamjet: AFP

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42