Prej më shumë se 30 vitesh, bojlerët e vendosur mbi tarracat e pallateve në qytetin e Vlorës vijojnë të jenë një shqetësim serioz për banorët. Me kalimin e viteve, instalimet e shumta kanë shkaktuar dëmtime në tarraca dhe soleta, ndërsa në disa raste lagështia ka depërtuar deri në apartamentet e kateve të larta, madje duke sjell amortizim te pallateve dhe rrezikshmeri te tyre. Një nga zonat ku ky problem është më i theksuar është lagjja “Isa Boletini”, e cila aktualisht po i nënshtrohet rikonstruksionit nga Bashkia e Vlorës.