Mbi 300 seanca gjyqësore janë anuluar për dy ditë në Gjykatat Themelore të Kosovës. Kjo vjen në shenjë kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës që u uli pagat gjytarëve e prokurorëve. Prokuroritë dhe Gjykatat Themelore janë duke punuar me kapacitete të përgjysmuara. Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial e cilësojnë vendimin si kundërkushtetues, kundërligjor dhe cënim i pavarësisë së sistemit të drejtësisë.