Duke braktisur gjyqet në gjykatën e posacme si të avokatët e tjerë, mbrojtësi Alban Qafa nisi protestën ndaj shkallës së parë , por jo ndaj apelit. Megjithëse ndajnë të njëjtën godinë të dyja gjykatat kanë rregullore të ndryshme, apeli I posacëm I lejon telefonët për avokatët dhe nuk kërkon akreditim për gazetarët, ndërsa gjykata për korrupsionin dhe krimin e organizuar e shkallës së parë ka vendosur bllokimin.