Top Channel/ Bloomberg: Sanksionet e Trumpit po godasin ndikimin e Putinit në Ballkan!
21/11/2025 11:15

Kur sanksionet e fundit të SHBA-së kundër industrisë së naftës në Rusi u shpallën muajin e kaluar, Bullgaria u gjend përpara një problemi urgjent: Një nga kompanitë e shënjestruara, Lukoil PJSC, zotëronte rafinerinë më të madhe të naftës në vend, një trashëgimi kjo e lidhjeve të ngushta me Moskën, shkruan Bloomberg. Qeveria vendosi të sekuestrojë objektin Neftohim pranë Detit të Zi dhe asetet e tjera të Lukoil. Aksi8onerëve iu hoq cdo e drejtë dhe e emërua një menaxher për të negociuar një shitje të mundshme. Një komisioni parlamentar iu deshën vetëm 26 sekonda për të anuluar 26 vjet pronësi dhe për të miratuar veprimin përpara një afati të afërt të SHBA-së për një zgjidhje. Dhe sic thotë media e njohur amerikane, kjo kthesë e papritur e ngjarjeve ka çuar në goditjen më të madhe ndaj “gjurmëve ekonomike” të Rusisë në Ballkan prej dekadash të tëra. Veprimi i presidentit Donald Trump kundër kompanive ruse të naftës “ka shkurtuar lidhjet” e pushtetit të Kremlinit në një rajon ku Lindja dhe Perëndimi janë përpjekur për ndikim për shekuj me radhë, shkruan Bloomberg. Në Serbi, për shembull, qeveria po shqyrton blerjen e kompanisë së naftës dhe gazit të vendit Naftna Industrija Srbije AD, NIS, duke marrë kontrollin nga pronari rus Gazprom PJSC. Në Bullgari, politikanët dhe analistët kanë ngritur shqetësime për vite me radhë në lidhje me pjesëmarrjen joproporcionale të Rusisë në ekonomi, dhe në veçanti në sektorin energjetik. "Thelbi i ndikimit të Rusisë është ndërtuar mbi dominimin e energjisë përmes naftës dhe gazit, mbetje të kohës sovjetike që nuk u thyen për vite me radhë", tha Ruslan Stefanov, kryeekonomist në Qendrën për Studimin e Demokracisë në Sofje. "Shumica e kësaj tinfluence sipas tij, është zhdukur, dhe këto janë grahmat e fundit të saj, prandaj shkaktojnë kaq shumë ankth".

Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12