Prurjet e shumta të lumenjve Drin dhe Kir, shembin edhe urën e vjetër të Bahçallekut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ura nuk përdorej prej vitesh por pjesa e dëmtuar e saj është shkëputur duke u përplasur në urën e re që është funksionale. Kjo ka detyruar autoritetet të bllokojnë lëvizjen e automjeteve sepse ura nuk ofron më garanci. Kështu bllokohet hyrja e Shkodrës.