Top Channel/ Bllokohet rruga nacionale, rrëshqitje inertesh në aksin Gjirokastër–Tepelenë
10/01/2026 15:11

Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë krijuar problematika serioze në disa zona të qarkut Gjirokastër, duke sjellë bllokime rrugësh, rrezik për banorët dhe ndërprerje të shërbimeve bazë Aksi rrugor Gjirokastër – Tepelenë, pranë zonës së Shkallës së Zezë, vijon të jetë i kalueshëm vetëm me një korsi, për shkak të rënies së dherave nga shpatet e malit. Lëvizja e mjeteve është e vështirësuar dhe me rrezik, ndërsa puna për pastrimin e materialeve inerte po vazhdon. Problem serioz paraqitet edhe në Dogën e Tre Urave, në hyrje të fshatit Petran, ku rruga është e kalueshme vetëm me një sens, duke shkaktuar radhë dhe vonesa në qarkullimin e mjeteve. Situatë e rëndë raportohet nga fshati Arshgilengo, bashkia Gjirokastër, ku për shkak të reshjeve të shumta uji ka shpërthyer brenda një banese, duke përmbytur shtëpinë dhe shkatërruar të gjitha orenditë shtëpiake. Familja ka mbetur pa kushte minimale jetese dhe kërkon ndihmë emergjente. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike vazhdon në: administrative Kurvelesh (bashkia Tepelenë) Ballaban (bashkia Këlcyrë) Dhjetëra familje janë pa energji, në kushte të vështira moti dhe temperaturash të ulëta. Po ashtu, në disa zona rrugët rurale janë të bllokuara ose të dëmtuara, duke izoluar pjesërisht banorët dhe duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve të shërbimit. Situata mbetet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme, pasi reshjet vazhdojnë dhe rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet është ende i lartë.

Top Channel/ 2338 gjoba për tre javë shoferëve nga Policia Rrugore e Gjirokastrës
24/11 10:34
Top Channel/ Avokati, Ndreca mbërrin në Gjykatën e Posaçme/ Veliaj në seancën e radhës në GJKKO
24/11 10:30
Top News – PD përzgjedh kandidatët e 9 majit. Baza propozon emrat, në listë edhe dy deputetë
24/11 10:28
Top Channel/ Petro Gjikuria paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme për kryebashkiakun e Himarës
24/11 10:18
Top Channel/ Nga shpërthimi vetëm dëme materiale, lokali në Athinë pronë e një shtetasi shqiptar
24/11 10:10
Top Channel/ Shpërthim në ambientet e jashtme të një lokali, pamje nga kamerat e sigurisë në Athinë
24/11 10:09
Top News – Miku i ‘Diabolikut’, fieraku në gjendje të rëndë në burgjet italiane
24/11 09:58
Top News- Rëndohet bilanci i atentatit në Fier/ Ndërron jetë edhe nipi i Sel Çamit
24/11 09:49
Top News – Katër të arrestuar në Tiranë. Gardistë e ushtarakë me makinë të blinduar e armë
24/11 09:48
Top Channel/ Protesta, policia heq kordonin para kryeministrisë
23/11 23:21
Top Channel/ Dubai po i shet bosët e krimit, mes tyre edhe 16 shqiptarë
23/11 23:19
Top Channel/ Hakeri shqiptar del nga burgu, shkaktoi 5 milionë dollarë dëme
23/11 23:17
Top Channel/ Divorci e dëmton!Shkolla në Kamëz i hoqi aksesin te notat e vajzës
23/11 20:03
Top News-Një alfabet, një festë dy kryeministra. Ramën dhe Kurtin nuk i bashkon as Dita e Shkronjave
23/11 20:01
Top Channel/ Bora e parë në Shqipëri! Zbardhen Thethi e Kalimashi, probleme në disa akse
23/11 19:58
Top Channel/ “Shtëpi nëntokésore bari” në Shkodër, 10 të arrestuar, sekuestrohen mijéra bimë
23/11 19:48
Top Channel/ Berisha nuk do kandidat nga sheshi, negociata për një front kundër Ramës
23/11 19:39
Top Channel/ Shqipëria importoi rreth 7,3 mln litra vaj palme, AKU nuk sqaron destinacionin
23/11 19:35
Top News – ‘Jo vetëm një Shqipëri me letra në BE’/ Tabaku në Bundestag: Të respektohet vota e lirë
23/11 19:31
Top Channel/ Sigurimi i makinave do të shtrenjtohet! Dëmshpërblim për pasagjerët në aksident
23/11 19:30