Top Channel/ Bllokohet rrjedhja në NordStream, gati të rinisë furnizimi me gaz!
03/10/2022 21:51

Gazpromi rus njoftoi se rrjedhja në tre linjat e dëmtuara të tubacionit Nord Stream në Detin Balltik është ndaluar tashmë, dhe se furnizimi mund të rifillojë përmes linjës së vetme që ka mbetur e paprekur. Në një deklaratë të tij, gjigandi rus i gazit pohoi se presioni tashmë në të tre linjat është stabilizuar dhe po punohet për zvogëlimin e rreziqeve mjedisore. Zyrtarët europianë nisën menjëherë hetimet në momentin që u zbuluan rrjedhje të mëdha në dy tubacionet ruse të gazsjellësit Nord Stream. Gjermania, Danimarka dhe Suedia folën për sabotim. Nord Stream 1 raportoi rënie të ndjeshme presioni në të dy linjat e tij, ndërsa Nord Stream 2 raportoi një rënie të ngjashme të mprehtë të presionit në linjën e tij 'A'. Megjithatë, sipas Gazpromit linja 'B' e Nord Stream 2 mund të eksportojë sërish gaz në Europë, nëse do të merrej një vendim për të rifilluar dërgesat. Nord Stream 1-sji ka qenë plotësisht funksional përpara se Rusia të reduktonte dhe më pas të ndalonte flukset e gazit gjatë gjashtë muajve të fundit, duke nxjerrë si shkas mospagesën në rubla ruse dhe probleme teknike. Por Nord Stream 2 i përfunduar së fundmi nuk kishte dalë kurrë në pah duke qenë se Gjermania, në pikën ku ai prek tokën, e ngriu procesin e autorizimit të vënies së tubacionit të shumëdiskutuar në funksion, pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Dy ditë më parë, Moska e Washingtoni shkëmbyen akuza në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke akuzuar njëra-tjetrën për dëmtimin e tubacionit përmes të cilit Rusia furnizon me gaz kontinentin e vjetër. Ambasadori rus, Vassily Nebenzia e deklaroi hapur se Shtetet e Bashkuara ishin ato që përfitonin më shumë nga dëmtimi i gazsjellësit, por i dërguari i SHBA-së Richard Mills mohoi kategorikisht cdo përfshirje të SHBA-së në incident. Pamjet: AFP

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57