Gjashtë mjete lundruese u bllokuan nga njësia e policisë detare gjatë orëve të fundit. Aksioni u shtri përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, Kavajës dhe Shëngjinit. Në total, agjentët bllokuan katër “Jet Ski”, një skaf dhe një gomone për mungesë dokumentacioni ndërsa drejtuesit u gjobitën me 10 mijë deri në 20 mijë lekë.