Nëntoka muze e Durrësit ka ofruar të tjera dëshmi të antikitetit të vonë, po gërmimet arkeologjike në lulishten para filialit të postës shqiptare do të ndërpriten. Gjetjet do të groposen, siç ka ndodhur rëndom në 3 dekadat e fundit për t’ia lënë vendin betonit. Kësaj hapësire publike i ka dalë pronari.