Top Channel/ Bllokimi i ekstradimit të Haxhisë, zbardhet raporti i Ledi Biankut në gjykatën e Londrës
10/10/2025 19:47

Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT, të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme. Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia. -“Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Endon Haxhisë. Sikurse ektradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”. Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmons Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes. “Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia”. Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”. Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva, nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore. “Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë” Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari. “Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”. Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme. “Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”. Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjim si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës. Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces, e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë.

Top News- Fadromat rrafshojnë ndërtesën tre katëshe, s’ka mëshirë për abuzuesin
07/12 12:43
Top News- E paprecedentë! Përplaset furgoni i FNSH në Fier, plagosen policët
07/12 12:19
Top Channel/ Gjirokastër, alarm nga mbetjet/ Katastrofë mjedisore, bashkia nuk e menaxhoi situatën
07/12 12:19
Top Channel/ Fshati pa fëmijë/ Gjirokastër, mbyllet shkolla në fshatin Andon Poçi
07/12 12:18
Top Channel/ “Parada” e Gjelit të detit / Parakalimi i përvitshëm në Peqin, fermerët ankohen për…
07/12 12:11
Top Channel/ Turizëm “amerikan” në Pukë/ Gjatë dy viteve të fundit është rritur ndjeshëm fluksi
07/12 12:10
Top Channel/ Plagosje me armë në Berat/ Shkon i plagosur në spital, kyç gojën para grupit hetimor
07/12 12:01
Top Channel/ “Vendimi i GJKKO, kambanë alarmi”, kryeministri Rama: Pezullimi i Ballukut…
07/12 12:00
Top News- S’la xham makinash pa thyer dhe pa vjedhur materiale e sende, arrestohet 34-vjeçari
07/12 11:57
Top News- Shkoi të sqarohej pse e parakaloi, kërcet arma në Berat, plagoset 37-vjeçari
07/12 11:53
Top Channel/Arrestohet makthi i punëtorëve/ Thyente xhamat e makinave dhe u merrte pajisjet
07/12 11:44
Top News- Furgoni i policisë del nga rruga në Cakran, aksident i rëndë, dy efektivë të plagosur
07/12 11:29
Top Channel/ Furgoni i policisë përplaset dhe përfundon në kanal, efektivët dërgohen në spital
07/12 11:29
Top Channel/ Vodhën një market në Durrës, në pranga dy persona, njëri prej tyre shpërndante kanabis
07/12 11:22
Top News- ARRSH e KESH pa drejtues, Rama: Zëvendësimi kompetencë e Ballukut
07/12 11:21
Top Channel/ Rama në “Flasim”: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë bukë e djathë në Shqipëri
07/12 11:14
Top Channel/ Ankimimi në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut, Rama: Nuk është betejë politike
07/12 11:13
Top Channel/ Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike
07/12 11:12
Top Channel/ Thyente xhamat e makinave dhe kryente vjedhje, arrestohet autori në Tiranë
07/12 10:37
Top News- Pezullimi i Ballukut, Rama zbulon pse bëri ankimimin: Nuk është presion
07/12 10:21
BILETA Portokalli - Bileta