Top Channel/ Blinken “zbarkon” në Lindjen e Mesme: Plane për qeverisjes e Gazës pas luftës!
29/04/2024 11:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Arabinë Saudite, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin. Në fundin e kësaj jave, kreu i diplomacisë amerikane pritet të udhëtojë drejt shtetit hebre ku sipas raporteve në media, do t`i bëjë presion kryeministrit Benjamin Netanyahu, ng ai cili do të pretendojë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në enklavën e gjunjëzuar nga konflikti. Një zyrtar i lartë i DASH pohoi se në Rijad, Blinken pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim më të gjerë me homologët e pesë shteteve arabe - Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania - për të çuar më tej diskutimet mbi atë se si do të dukej qeverisja e Rripit të Gazës për fundit të konfliktit. Ai do të tentojë po ashtu të bashkojë qëndrimet e vendeve arabe e atyre europiane e të diskutojë mënyrën sesi Europa mund të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit të territorit të shkatërruar në masë të madhe nga bombardimet gjashtëmujore izraelite. Edhe pse bisedimet mbi rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës vazhdojnë prej muajsh, deri më tani ende ka një tablo të qartë të asaj se cfarë do të ndodhë me enklavën. Shtetet e Bashkuara pajtohen me objektivin e Izraelit që Hamasi duhet të çrrënjoset dhe se nuk mund të luajë më rol në të ardhmen e Gazës, megjithatë Uashingtoni është kundër ripushtimit të Rripit të Gazës nga Izraeli. Ajo cfarë parashikohet në vend të kësaj është një strukturë e cila të përfshijë Autoritetin Palestinez tashmë të reformuar me mbështetjen e shteteve arabe.Blinken do të diskutojë gjithashtu me autoritetet saudite përpjekjet për një marrëveshje normalizimi midis mbretërisë dhe Izraelit.

Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25