Përpara një turi që pritet të zhvillojë në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të ndërmjetësuar në luftën e Gazës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është ndalur në një vizitë në Turqi dhe së fundmi në Greqi. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u prit nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në rezidencën e kryeministrit në ishullin e Kretës.