Top Channel/ Blinken thirrje Izraelit: Tani është koha për t’i dhënë fund luftës në Gaza
23/10/2024 20:16

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani kundër të cilave po lufton në Gazë dhe Liban, për të arritur armëpushim, pasi ushtria izraelite tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut. Zyrtari i vrarë thuhej se do të emërohej lider i ri i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon jugun e Libanit. “Tani është koha t’i shndërrojmë këto suksese në një sukses strategjik afatgjatë”, tha Blinken për gazetarë në Jordani të mërkurën, pak para nisjes për në Arabinë Saudite. “Përqendrimi duhet të jetë te kthimi i pengjeve, përfundimi i kësaj lufte dhe një plan i qartë për atë që vjen më pas”, shtoi Blinken Asnjëra palë, megjithatë, nuk duket e gatshme, të paktën publikisht, të shfrytëzojë atë që Blinken dhe të tjerët e shohin si një mundësi. Vetëm disa orë përpara se të fliste Blinken, ushtria izraelite rrëzoi një ndërtesë në një periferi të Bejrutit që tha se strehonte objekte të Hezbollahut. Në fundjavë Qeveria izraelite tha se shtëpia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u dëmtua nga një sulm me dron. Ndërkohë, Hamasi vazhdon të mos pranojë t’i lirojë pengjet e mbetura që mban, pa e ndaluar Izraeli luftën në Gazë. Të martën mbrëma, Izraeli tha se Hashem Sfieddine, figurë e lartë brenda Hezbollahut, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin libanez më 3 tetor, duke u dhënë fund thashethemeve disajavore se a ishte gjallë apo jo njeriu që pritej ta merrte drejtimin e grupit. Lideri i kaluar i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror në Bejrut më 27 shtator. Ai drejtonte degën ekzekutive të Hezbollahut, e cila mbikëqyr çështjet politike të grupit. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit vendimmarrës Shura, si dhe i Këshillit të Xhihadit, i cili drejton operacionet ushtarake të grupit. Shtetet e Bashkuara e shpallën Safieddine terrorist në vitin 2017.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05