Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar biseda të vecanta telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Me Kurtin, sipas zyrës së kryeministrit, Blinken diskutoi situatën në Kosovë dhe dialogun me Serbinë, duke i mëshuar nevojës për “intensifikimit e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.