Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti mëngjesin e sotëm në Izraelin me një qëllim të qartë: Të bëjë presion që më shumë ndihmë humanitare të lejohet të hyjë në Gazën e rrethuar, në kohën kur trupat izraelite kanë ashpërsuar rrethimin e tyre në vazhdën e fushatës që synon shkatërrimin e plotë të grupit militant Hamas, që udhëheq këtë enklavë.