Top Channel/ Blinken rikthehet në Izrael, SHBA përpjekje për të shmangur zgjerimin e luftës
16/10/2023 19:02

Shtetet e Bashkuara presin rihapjen e një pike kalimi kufitar mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare, por nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, u rikthye në Izrael, pas turit në Jordani, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt në kuadër të përpjekjeve për të shmangur zgjerimin e konfliktit në rajon. Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për t’u siguruar që ndihmat të mbërrijnë në Gazë, në mbështetje të atyre që kanë nevojë.“Secili prej partnerëve ndan të njëjtën pikëpamje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, ruajtjen e jetëve të pafajshme dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë në Gazë”, shkroi zoti Blinken përmes në rrjetin social “X”. Sekretari amerikan rikonfirmoi sakaq edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar Izraelit ndihmën e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj. Ndërkohë që gjatë takimit në Kajro me presidentin e Egjiptit, Sekretari Blinken tha se është me shumë rëndësi mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën për t’u mbrojtur. Ndërsa më shumë se 1 milionë palestinezë mund të largohen për shkak të rrezikut nga konflikti, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar thirrjet për mbrojtjen e të pafajshmëve.

Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48