Sfida e radhës e Rusisë ndaj perëndimit ishte projektligji i Dumës ruse që parashikon njohjen e pavarësisë së republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainën Lindore, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë. Por sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nuk e la pa përgjigje një lëvizje të tillë. Kryediplomati i SHBA-së e bëri të qartë se një hap i tillë do të ishte i paligjshëm e ndaj tij, do të kishte reagim të shpejtë.