Top Channel/ Blinken në Lindjen e Mesme: “Do t`i pajtojmë izraelitët dhe palestinezët”
25/05/2021 15:20

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Tel Aviv për bisedime me zyrtarë të Autoritetit Izraelit dhe Palestinez si dhe me lidere të tjerë rajonalë, pas marrëveshjes së armëpushimit të javës së kaluar midis Izraelit dhe Gazës. Si pjesë e një udhëtimi treditor, Blinkeni viziton Izraelin, Bregun Perëndimor, Ramallahun, Kajron dhe Amanin. Të parin, ai takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilit i përcolli mesazhin se do të nevojitet shumë punë për të rivendosur shpresën, respektin dhe besimin mes komuniteteve, por edhe edhe ia bëri sërish të qartë mbështetjen e padiskutueshme amerikane për shtetin hebre. Ia nënvizova kryeministrit atë që presidenti Biden e ka thënë hapur përgjatë gjithë periudhës së dhunës se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për mbrojtur veten kundër sulmeve sic janë ato mijëra raketat e lëshuara pa dallim nga Hamasi kundër civilëve izraelitë. Në axhendën e Blinken janë edhe takime me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, Presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dhe Mbretin Abdullah të Jordanisë. Më herët, Biden foli për një angazhim të hekurt për sigurinë e Izraelit, ndërsa tha se kryediplomati “do të vazhdojë përpjekjet e administratës sonë për të rindërtuar lidhjet dhe mbështetjen për popullin dhe udhëheqësit palestinezë, pas vitesh të tëra neglizhimi." Blinkeni do të diskutojë gjithashtu për përpjekjet ndërkombëtare "për të siguruar që ndihma e menjëhershme të arrijë në Gaza në një mënyrë që prej saj të përfitojnë njerëzit dhe jo Hamasi dhe për uljen e rrezikut të konfliktit të mëtejshëm në muajt e ardhshëm", shtoi Biden. Vete shefi i diplomacisë amerikane e riktheksoi edhe përmes një mesazhi në Twitter se "Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në një diplomaci intensive për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të ulur tensionet."

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB