Top Channel/ Blinken në Egjipt, sekretari amerikan i shtetit i “tërheq veshin” Izraelit
21/03/2024 22:29

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po vijon takimet në Lindjen e Mesme me qëllim arritjen e një armëpushimi në Gaza. Ai u takua këtë të enjte me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi në Kajro ku diskutoi për këtë çështje. Sipas Reuters, Blinken tha për mediat arabe se shba do të vijojnë të ushtrojnë presion me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamas për ndaljen e luftimeve si dhe për lirimin e të gjithë pengjeve. Po ashtu kryediplomati amerikan e cilësoi të gabuar operacionin ushtarak në Rafah. Ai sqaroi se ky do të ishte një gabim shumë I madh nga ana e qeverisë izraelite pasi rrezikon të rrisë akoma më shumë krizën humanitare që ka përshirë këtë zonë. Bisedimet për armëpushim po zhvillohen me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit por deri më tani palët nuk kanë rënë dakord me kushtet. Problemi kryesor mbetet grupi terrorist I Hamas që thotë se do t’i lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje që do t'i jepte fund luftës, ndërsa Izraeli kërkon të diskutojë vetëm për një pauzë të përkohshme. Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë që nga muajit tetor kur dhe nisi konflikti, krahas presidentit të Egjiptit u takua dhe me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës. Ditën e premte sekretari amerikan I shtetit do të udhëtojë drejt Izraelit ku do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Nga luftimet kanë humbur jetën mbi 32 mijë palestinezë, ndërsa në radhët e Izraelit rreth 1200 civilë ndërsa po mbahen peng më shumë se 100 të tjerë nga ana e Hamas. Pamjet; AFP

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24