Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti për një vizitë surprizë në Kiev, ku e garantoi presidentin Volodymir Zelensky se ndihma amerikane po mbërrin. Armët e nisura do të sjellin një ndryshim shumë të madh në fushëbetejë, pohoi kryediplomati amerikan, ndërsa një zyrtar i lartë rrëfeu se arsenali që i është drejtuar vijës së frontit përfshin interceptore të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi.