Vetëm pak orë pasi Kievi u shënjestrua nga disa sulme ruse me raketa, në kryeqytetin ukrainas mbërriti sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për një vizitë dy ditore të panjoftuar më parë. Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me qëllimin e vizitës së Blinkenit, e cila pason shkakrimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ministrit të Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë në mesin e shqetësimeve për përfshirje në korrupsion lidhur me prokurimin e pajisjeve ushtarake.