Për të dytën herë brenda pak kohësh, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken i dërgon Shqipërisë mesazhe. I pari, ishte për të shpallur non grata ish presidentin, ish kryeministrin dhe ish kreun e PD-së, Sali Berisha, i dyti, i drejtuar shefit të ekzekutivit Edi Rama, për t`i përcjellë atij lëvdata mbi zgjedhjet e paqta të 25 prillit, një tregues i qartë i vlerësimit të Ëashingtonit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.