Top Channel/ Blinken e përsërit: Palestina shtet. Kërkon “pauza humanitare në Gaza
03/11/2023 19:02

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me liderët izraelitë të premten ku kërkoi që të bëhet më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë gjatë luftës për të shkatërruar Hamasin. Pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Blinken tha se kishte diskutuar idenë e "pauzave humanitare" për të siguruar lirimin e pengjeve dhe për të lejuar shpërndarjen e ndihmave për popullsinë e rrethuar të Gazës. "Ne besojmë se secila prej këtyre përpjekjeve do të lehtësohej nga pauzat humanitare, nga marrëveshjet në terren që rrisin sigurinë për civilët dhe lejojnë shpërndarjen më efektive dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare," u tha Blinken gazetarëve. Ai përsëriti mbështetjen e gjatë të Uashingtonit për njohjen përfundimtare të një shteti palestinez: "Dy shtete për dy popuj. Përsëri, kjo është mënyra e vetme për të garantuar siguri të qëndrueshme për një Izrael hebre dhe demokratik." Netanyahu, megjithatë, paralajmëroi se nuk mund të ketë "armëpushim të përkohshëm" në Gaza nëse Hamasi nuk liron rreth 241 pengje izraelitë dhe të huaj që mori gjatë sulmeve të 7 tetorit. Si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar më parë një armëpushim të përgjithshëm, i cili sipas tyre do të lejonte Hamasin të rigrupohej dhe të rifurnizohej, por presidenti i SHBA Joe Biden ka mbështetur idenë e pauzave "të përkohshme, të lokalizuara". Forcat izraelite u kanë kërkuar banorëve të Gazës që të nisen në jug nga qyteti i Gazës drejt skajit jugor të territorit për t'i shpëtuar luftimeve më të rënda, por ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 14 palestinezë të arratisur, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin vrarë gjatë këtij udhëtimi . Dëshmitarët thanë se sulmi goditi rrugën bregdetare të Gazës, të cilën ushtria izraelite u kishte thënë më parë civilëve që të udhëtonin në jug. Në Gjenevë, Kombet e Bashkuara nisën një apel ndihme urgjente duke kërkuar 1.2 miliardë dollarë për të ndihmuar rreth 2.7 milionë njerëz që përballen me një krizë humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55