Takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë në Maltë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e përdori për të lëshuar drejt Perëndimit akuza e paralajmërime. Veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për të rikthyer NATO-n në qendër të vëmendjes politike. Pas turpit në Afganistan, SHBA-ja kishte nevojë për një armik të ri të përbashkët. Rezultati i kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por tani me rrezikun shumë më të madh të përshkallëzimit të saj në fazën e nxehtë.