Forcat e FNSH të ardhura nga Fieri kanë ‘blinduar’ qytetin e Vlorës pas atentatit të bërë ndaj Indrit Sadedinit, pasditen e sotme. Aktualisht është duke u bërë kontroll çdo automjeti që hyn e del nga territori i Vlorës, ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar 6 persona.