Forca të shumta policie janë vendosur në pika të ndryshme të kryeqytetit, si masa e shtuar sigurie gjatë protestës që opozita zhvillon sot. Qindra qytetarë janë nisur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për t’iu bashkuar protestës që do të nisë në orën 12:00 përballë Kryeministrisë.