Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit. Dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.