Kryebashkiaku Erion Veliaj inkurajoi banorët e kryeqytetit të bëjnë zgjedhjen e duhur në blerjen e gjelit të Vitit të Ri. “Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës, tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio”, tha Veliaj.