Ky dimër i butë solli probleme të mëdha për bletarët. Ata po përballen me sëmundje të reja, që asnjë medikament nuk po e shpëton dot bletën. “Nuk po e gjej dot zgjidhjen. Mjekimet i kemi bërë me medikamente bio, përsëri humbjet i kemi të larta. Unë fajin ia kam vendos nazemacerozë një sëmundje e re që po shkakton humbje të mëdha tek bletët”, thotë bletari Ridvan Basha.