Në Fier ka nisur periudha e përgatitjeve për dimërimin e zgjojeve, një fazë shumë e rëndësishme për bletarët, e cila ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e bletëve dhe në prodhimin e mjaltit gjatë pranverës. Pas një vere me temperatura të larta dhe kushte të vështira, bletarët po kujdesen që kolonitë të hyjnë sa më të forta në dimër.