Top Channel/ Blerja e Credit Suisse, nis “tërmeti” në tregje: Bien aksionet e bankave europiane!
20/03/2023 15:47

Aksionet e bankave të mëdha europiane pësuan rënie mëngjesin e sotëm në tregje financiare, në mesin e shqetësimeve të investitorëve mbi shtrirjen e problemeve që kanë pllakosur këtë industri. Deutsche Bank arriti të stabilizohej në minus 4% pas një rrëshqitjeje prej 10 përqindësh në orët e para të ditës, BNP Paribas ndaloi në 3% teksa më parë kishte rënë me më shumë se 8%. Edhe vetë UBS- banka që pranoi të blinte rivalin e vet tnë telashe, Credit Suisse- e celi ditën me një humbje prej 8% të vlerës së aksioneve. Në Britaninë e Madhe, një goditje moren edhe aksionet e Standard Chartered, HSBC dhe Barclays. UBS mbetet tashmë e vetmja bankë globale e Zvicrës. Autoritetet zvicerane u detyruan të ndërhynin për shpëtimin e Credit Suisse pasi gjigandi financiar është përballur me një sërë problemesh të profilit të lartë vitet e fundit, të cilat I shtynë investitorët ta humbnin besimin tek banka e njohur dhe të nisnin t`I zhvendosnin paratë e tyre prej saj. Ministri francez I financave ishte ndër politikëbërësit e parë që e përshëndetjen blerjen e Credit Suisse si një marrëveshje të mirë, por tha se do të vazhdojë të mbetet ekstremisht vigjilent ndaj reagimit të tregjeve. Shqetësimi I tij, rezultoi mëse I përligjur. L e tregjeve dhe fakti që gjithmonë e më shumë banka duket se po I afrohen buzës së greminës, ka bërë që të hiqen paralele mes kësaj situate dhe krizës së madhe financiare globale të 2008-tës. Megjithatë Lord Turner, I cili drejtoi asokohe organizmin financiar mbiqkyrës të Mbretërisë së Bashkuar, I tha The Times se nuk mendon që do të ketë një krizë bankare të atyre përmasave. Ai theksoi se bankat tani kanë shumë më tepër kapital sesa atëherë, dhe se në ndryshim nga 2008-ta, tani nuk jemi në fundin e një bumi të tregut të pronave të nxitur nga kreditë, i cili është gati të shembet.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42