“Boll emigruam” ky është mesazhi i fermerit që la Greqinë pas shumë vitesh për të hapur fermën në zonën e njësisë administrative Shushicë. Pasi iku nga Greqia me mundësitë e tij por dhe më ndihma nga AZHBR ndërtoi një fermë buzë lumit të Shushicës me bagëti të imta kryesisht dele dhe pas një viti ai po shijon dhe frytet e punës së tij.