Ministria e Brendshme ka zhvilluar sot takimin konsultativ me donatorët. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij shpalosi disa nga arritjet e deritanishme në fushën e punëve të brendshme, si dhe ndau prioritetet e punës në vijim në kuadër të vizionit të qeverisë për “Shqipërinë e Sigurt 2030”.