Hetimet për krime zgjedhore nuk po kryhen vetëm në letra e në tavolina prokurorësh, por kanë zbritur edhe në terren. Mëngjesin e kësaj të enjteje, agjentë të BKH-së dhe Policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona si: Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.