Komuniteti shqiptar në Padova të Italisë, u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë Altin Kokiçi, një 51-vjeç, pronar i një kompanie ndërtimi është gjetur i vdekur në një kantier ndërtimi. Sipas të dhënave të para nga mediat italiane, sipërmarrësi ka rënë në gropën e zbrazët të ashensorit të godinës ku po kryheshin punime.