Donald Trump e ktheu në një mundësi të artë biznesi vizitën e tij në Japoni. Teksa lavdëroi së bashku me kryeministren e re Sanae Takaichi, “epokën e artë” të raporteve mes vendeve, dy liderët nënshkruan një marrëveshje që synon t’i sigurojë Uashingtonit minerale të rralla. Takaichi – gruaja e parë kryeministre në Japoni – lavdëroi Trumpin dhe njoftoi se do ta nominojë atë për Çmimin Nobel për Paqe, pohoi Shtëpia e Bardhë.