Kriza për punonjës ka bërë bashkë sipërmarrësit në panairin e punës treditor në Pallatin e Kongreseve, që përfundon të mërkurën e 26 prillit. Bizneset janë të etura për të gjetur punonjës, ndaj pjesëmarrja e tyre në panairin e punës të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, është e lartë. Mirëpo interesi i të papunëve nuk është në përputhje me kërkesën e punëdhënësve.