Industria farmaceutike dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin në prodhimin dhe tregtimin e mallrave ushqimore janë fuqizuar ndjeshëm nga pandemia. Këtë e konfirmojnë edhe vetë ekspertët kontabël që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërmarrjet, pasi sipas tyre bilancet e dorëzuara pranë QKB-së konstatojnë një ecuri mjaft pozitive për këto sektorë, që kanë tejkaluar edhe nivelet e vitit normal 2019. Ndërsa më të goditurat vlerësojnë ekspertët rezultojnë sipërmarrjet fason dhe biznese të tjera që varen nga kontratat me jashtë vendit.