Bizneset në qytetin e Vlorës i janë rikthyer normalitetit, pas një proteste 24 orëshe ku kërkonin lehtësimin e kufizimeve për të punuar edhe në mbrëmje. Të dielën bizneset u përplasen me policinë e cila kërkoi ndalimin e muzikës pas orës 22. Të gjitha bizneset kishin vendosur në atë moment himnin kombëtar. Por nisja e protestës u shoqërua me incidente. Disa nga administratorët e lokaleve u shoqëruan në polici. Pas grevës 24 orëshe që detyroi autoritetet të zgjasnin me një orë kohën e muzikës, baret dhe restorantet në Vlorë janë rihapur. Por bizneset nuk janë tërhequr nga kërkesat er tyre. Ata sot i formuluan sërish.