Besimi në ekonomi edhe për muajin mars ka shënuar rritje. Raporti i Vrojtimit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon një rritje me 1.1% për muajin që lamë pas të ndikuar kryesisht nga ecuria e bizneseve por dhe pritshmërive të konsumatorëve për ekonominë e vendit.