Ndryshimet fiskale të parashikuara për vitin 2027 kanë sjellë kundërshimet e para të bizneseve në vend. Rritja e tatimit mbi fitimin, dividendin dhe TVSH-në, si dhe ulja e pragut të regjistrimit të TVSH, janë disa prej masave që Dhomat tregtare si dhe shoqatat e bizneseve kërkojnë të rishikohen, përpara miratimit të paketës së re fiskale.