Nga 1 shtatori ka nisur faza e tretë e fiskalizimit për rreth 78 400 biznese në të gjithë vendin, por mesa duket ende subjektet janë në fazën e parë të procesit, atë të marrjes së certifikatës elektronike nga AKSHI. Kjo mungesë nxitimi e bizneseve për t’u përshtatur sa më parë me mënyrën e re të faturimit elektronik lidhet sa me kostot e shtuara të fiskalizimit, aq edhe me faljen e gjobave nga qeveria deri më 31 dhjetor, duke u bërë shkak për vonesa në implementimin e procesit.