Duhej të ishin oborre ku fëmijët luanin, hapësira ku zhvillohej aktiviteti i mesimor dhe territore që i përkisnin shkollës. Por në Shkodër, 40 mije meter katrorë të institucioneve arsimore janë zënë ndër vite nga banesa, biznese, mure e ndërtime të ndryshme. Prej kohesh Bashkia Shkodër ka ndërmarrë aksionin për lirimin e territoreve të shkollave dhe prishjen e objekteve që kanë zënë hapësirat e destinuara për nxënësit.