Zëvendëskryeministri i parë për Integrimin Evropian, Zhvillimin dhe Dialogun e Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me komisionerin europian Oliver Varhelyi, në Bruksel. Takimi u fokusua në bisedime mbi arritjet e Kosovës, rrugëtimin në integrimin evropian të vendit dhe hapat e ardhshëm. Vëmendja e Qeverisë është e orientuar fuqishëm kah zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane. Të dyja palët treguan detajet e takimit me postimet në Tëitter, ndërsa shoqëroheshin me foto.