Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, pritet të udhëheqë bisedimet e paqes me Iranin për palën amerikane, në negociatat mes palëve që mund të zhvillohen javën e ardhshme në Islamabad. Burime pakistaneze thanë se zëvendëspresidenti amerikan pritet të propozohet si negociator kryesor për të përfaqësuar SHBA-në në bisedimet me Iranin, në vend të Steeve Witkoff apo dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i cili udhëhoqi negociatat bërthamore me Iranin para luftës. Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke i përmendur lidhjet e forta të vendit si me Lindjen e Mesme ashtu edhe me Uashingtonin. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një postim në rrjetet sociale më 24 mars se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit të vazhdueshëm”.